Digjet Shtëpia e Shëndetit në Mitrovicë

Sipas Mujkës pasi tentimit për vjedhje iu është vënë flaka objektit

Sot në mëngjes është thyer dhe më pas i është vënë flaka Shtëpisë së Shëndetit në Lagjen e Minatorëve, në Mitrovicë.

“Pas tentim vjedhjeje i është futur zjarri objektit ku fatmirësisht ky zjarr është izoluar para se ta përfshij tërë objektin”, ka thënë nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka përmes një postimi në ‘Facebook’.

Sipas Mujkës Komuna dënon ashpër thyrjen dhe zjarrvënien në Shtëpinë e Shëndetit. “Kjo edhe një herë dëshmon brishtësinë e situatës së sigurisë në lagjet veriore të banuara me shqiptarë. Ky rast duket edhe më i rëndë kur dihet se kohët e fundit në këtë objekt janë bërë përmirësime të dukshme si në shërbime e poashtu edhe në kushtet e punës. Poashtu është evidentuar se shërbime mjekësore gjithnjë e më shpesh kan kërkuar edhe banorët serb të kësaj lagjeje, fakt i cili si duket nuk ka mundur të kapërdihet nga strukturat ilegale”, ka shkruar Mujka.

Nënkryetari i Mitrovicës së jugut ka ftuar organet përgjegjëse që ta identifikojnë dhe dënojnë shkaktarët e zjarrit dhe në të njëjtën kohë t’i shtojnë masat e sigurisë për mbrojtjen e shqiptarëve në Veri./21Media

Back to top button