Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdesin 14 persona

Në momentin e shpërthimit të zjarrit në objekt ndodheshin gjithsej 25 persona

Gjatë një zjarri që shpërtheu në një dyqan i cili merret me shitjen e naftës në shtetin Madhya Pradesh në pjesën qendrore të Indisë kanë humbur jetën 14 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Shivraj Singh Chouhan, kryeministri i shtetit Madhya Pradesha, konfirmoi se në zjarrin që ndodhi në qytetin Chhindwara humbën jetën 14 persona.

Në momentin e shpërthimit të zjarrit në objekt ndodheshin gjithsej 25 persona, raporton aa.

Ekipe të shërbimit zjarrfikës arritën të ndalin stuhinë e zjarrit edhe në objektet e afërta. Autoritetet lokale njoftuan se është ngritur hetim për të vërtetuar shkakun e zjarrit. Ndryshe, në Indi nafta shumë shpesh përdoret në amvisëri.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button