Vdiq 10-vjeçari që ra në shtyllë betoni natën e Vitit të Ri

Autoritetet kanë konfirmuar se djali 10-vjeçar vietnamez, i cili ra në një shtyllë të zbrazët prej betoni natën e Vitit të Ri, ka vdekur.
Thai Ly Hao Nam ra në boshtin e gjerë 25 cm të shtyllës në një kantier ndërtimi ndërsa kërkonte për mbeturina metali.
Autoritetet tani po punojnë për të gjetur trupin e tij për varrim.
Doan Tan Buu, zëvendës shefi i provincës jugore të Vietnamit tha se nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm për të mbijetuar dhe se ai kishte pësuar lëndime të shumta./21Media