10-vjeçari bie në shtyllë betoni, pak shpresë për shpëtimin e tij

Ka pak shpresa për shpëtimin e një djali 10-vjeçar vietnamez, i cili është bllokuar në një shtyllë betoni për tre ditë, thonë shpëtimtarët.
Thai Ly Hao Nam ra në boshtin e gjerë 25 cm të shtyllës ndërsa kërkonte mbeturina metali në Vietnamin jugor në natën e Vitit të Ri.
Ushtarët dhe ekspertët e inxhinierisë kanë hequr baltën dhe ujin në një përpjekje për të ngritur shtyllën. Mirëpo një zyrtar vietnamez ka deklaruar se djali ka të ngjarë të lëndohet rëndë nëse mbijeton.
“Shpresa që ai të mbetet gjallë është e kufizuar”, ka thënë Doan Tan Buu, një zyrtar lokal në provincën Dong Thap ku ndodhi aksidenti.
Edhe oksigjen është derdhur në shtyllën mbështetëse 35 metra të thellë për të ndihmuar djalin të marrë frymë derisa vazhdon të mbetet i ngujuar, raporton BBC-ja.
10-vjeçari u dëgjua duke bërtitur për ndihmë pasi ra në shtyllë, por ekipet e shpëtimit thanë se nuk morën asnjë përgjigje nga ai të hënën, pasi lëshuan një kamerë në përpjekje për të gjetur se ku ndodhej.
Rreth 100 ushtarë dhe pajisje profesionale janë vendosur në vendngjarje që nga e shtuna.
Zona gjithashtu është izoluar nga publiku ndërkohë që po zhvillohen përpjekjet e shpëtimit.
Zyrtarët kanë deklaruar se nuk po arrijnë ta kuptojnë se si djali kishte arritur të bllokohej.

Back to top button