Vdiq 11 vjeçari i cili para disa ditësh ra në Liqenin Akumulues
Sot ka vdekur një 11-vjeçar që kishte rënë në Liqenin Akumulues të këtij qyteti, para disa ditësh.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Policia Rajonale e Mitrovicës.
Ndërsa kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i ka shprehur ngushëllime familjes, teksa shtoi se 11-vjeçari për disa ditë pranoi tretman mjekësor.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë 11 vjeçari, i cili para disa ditësh kishte rënë në Liqenin Akumulues. Fatkeqësisht, Blentoni nuk iu mbijetoj lëndimeve të marra nga rënia në liqe, edhe pas disa ditëve të trajtimit mjekësor. Ngushëllime më të sinqerta familjes Ismajli. Lutem që Allahu i madhërishëm ta mëshiroj me xhenet”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”./21Media