Vdiq 20-vjeçarja që u aksidentua tetë ditë më parë
20- vjeçarja që u godit nga një veturë në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit më 17 maj, ka vdekur gjatë ditës së sotme.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Ju njoftoj se sot është pranuar informacion se ka ndërruar jetë viktima e gjinisë femër e moshës 20vjeqare e cila ishte aksidentuar me datë 17.05.2022. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi do të dërgohet në IML”, ka thënë Elezaj.
Sipas të dhënave të policisë deri te aksidenti kishte ardhur kur i dyshuari qe kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij të llojit VË Golf, në aksin rrugor Prizren – Gjakovë, dhe në dalje të fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pakujdesia dhe duke mos e përshtatur shpejtësisë e kishte goditur viktimën/këmbësoren e cila kishte qenë duke kaluar rrugën.
Këmbësorja kishte pësuar lëndime të rënda trupore, e cila fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe pastaj është transferuar në QKUK-Prishtinë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?