Vdiq 28 vjeçari i cili u godit nga vetura të shtunën në Prishtinë

Personi i cili u godit nga vetura të shtunën në Prishtinë, pas lëndimeve që ka pësuar, ka ndërruar jetë.
Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 03:30 e kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë këmbësori A. J. 28 vjeç. Bëhet fjalë për këmbësorin i cili u aksidentua me datën 31 dhjetor 2022, rreth orës 17:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button