Kurti kërkon rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar shtim të forcave të KFOR-it në Kosovë.
Kurti për “Die Welt” ka thënë se shtimi i ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në Kosovë do të ndihmonin në paqe në Ballkanin Perëndimor.
“Një rritje e konsiderueshme e numrit të ushtarëve dhe pajisjeve ushtarake të NATO-s në vendin tonë do të përmirësonin sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Një rritje e numrit të ushtarëve në forcën paqëruajtëse të NATO-s, KFOR, do të mbështeste përpjekjet tona në aspektin e mbrojtje. Ushtarët gjermanë sigurisht janë të mirëpritur në Kosovë. 16 barrikada në katër komunitete veriore, dhe burra me maska e shenja të forcave mercenare ‘Ëagner’ dhe ‘Ujqërit e natës’ në uniformat e tyre të zeza, e me flamuj duke thirrur ‘Lutu Zotit dhe mbaju fort pas Rusisë’, e bëjnë të qartë nevojën për trupa shtesë të NATO-s, siç e bën edhe grumbullimi i trupave dhe artilerive serbe përgjatë kufirit me Kosovën dhe deklaratat e vazhdueshme nga shtetet serbe dhe ruse”, tha Kurti.
Në përgjigje të ngritjes së barrikadave në veriun e Kosovës, qeveria mbylli përkohësisht pikëkalimin kufitar, Merdare./21Media