Vdiq 34 vjeçari kosovar në Zvicër, derisa po i ikte policisë u godit nga vetura

Një shtetas i Kosovës 34 vjeçar, i cili ishte duke i ikur policisë është goditur nga një veturë ku si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar.
Ai ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në spital, nga plagët, raporton blick.ch.
Personi në fjalë ishte në kërkim nga policia. Deri sa po ecte në autostradën A1 pranë Baden AG gjatë natës ai është goditur nga një makinë, shkruan blick.ch
Policia kantoale në Aargau ka njoftuar se këmbësori është shtetas kosovar i cili kishte ndalim të hyrjes në Zvicër dhe po ashtu nuk kishte vendbanim të përhershëm në Zvicër.
Gjysmë ore para aksidentit, 34-vjeçari kishte tërhequr vëmendjen negative në një pikë karburanti aty pranë për shkak të një debati. Kur ka mbërritur policia, vitkima ishte larguar me vrap dhe fillimisht ishte zhdukur. Sipas gjetjeve fillestare, ai e kishte thirrur dikë për ta marrë e më pas kishte ndodhur aksidenti.
Tashmë po përcaktohen rrethanat e sakta të rastit. Prokuroria publike ka nisur hetimet./21Media
Back to top button