Arrestohet kosovari në Zvicër, voziti 195 km/h në zonën e kufizuar 80 km/h

Një 42 vjeçar kosovar në Zvicër është arrestuar të enjten nga policia kantonale, pasi që në zonën e me shpejtësi maksimale 80 km/h ai ka vozitur 195 km/h.
42 vjeçari po drejtonte një makinën drejt Eglisau ZH dhe policia kantonale kreu kontrolle në Schaffhauserstrasse, shkruan blick.ch
Kjo nuk është hera e parë që 42 vjeçari e tejkalon shpejtësinë e lejuar, kjo pasi ai edhe një herë tjetër në vend me shpejtësi maksimale 80 km/h, ai ka vozitur 170 km/h.
42 vjeçarit i është hequr patentë shoferi si dhe është marrë në pyetje nga policia./21Media

Back to top button