Vdiq 48 vjeçari, e zë trungu i pemës
Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një trung peme, ndërsa po priste dru.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në Shkodër.
“Rreth orës 13:15 jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F.Ç -48 vjeç, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar./oranews