Vdiq 64-vjeçari në Prizren, u godit nga vetura

Një person i moshës 64-vjeçare ka ndërruar jetë pas plagëve të marra si pasojë e goditjes nga vetura në Prizren.
Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:40.
“Një qytetare informoi policinë për një aksident trafiku me lëndime, ku një automjet kishte goditur një biçikletist në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “Ekrem Rexha”. Është njoftuar urgjenca, e cila bashkë me policinë ka dalë në vendngjarje. Nga urgjenca kanë njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rreth orës 18:30 nga patrulla, e cila ishte në emergjencë, është njoftuar se viktima, mashkull 64-vjeç, ka ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.