Vdiq aktivisti i AAK-së Krist Dulaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vdekur aktivisti i kësaj partie në Prizren, Krist Dulaj nga Zymi i Hasit.
Haradinaj është shprehur i pikëlluar për vdekjen e tij, teksa shprehu ngushëllime për familjen Dulaj dhe kolegët e Aleancës.

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tonë politik, aktivistit të devotshëm të AAK-së në Prizren, atdhetarit të madh Krist Dulaj nga Zymi i Hasit. Ju shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Dulaj, kolegëve të Aleancës, miqve dhe të gjithë atyre me të cilët i ndjeri kishte bashkëvepruar.
Krista u prehtë në paqe”, ka shkruar Hardinaj në Facebook./21Media 
Back to top button