Vdiq aktori i ”Goodfellas”, Ray Liotta
Ka vdekur në moshën 67 vjeçare ylli i ”Goodfellas”, Ray Liotta.
Mësohet se Liotta vdiq në gjumë në Republikën Dominikane. Ai po xhironte një film të quajtur ”Ujërat e rrezikshme”, sipas faqes së shou bizit Deadline.
Aktori, i cili gjithashtu kishte role në ”Something Wild”, ”Marriage Story” dhe “No Sudden Move”, kishte xhiruar filmin e ardhshëm “Dangerous Waters” në ishullin Karaibe para se të vdiste.
Aktori la pas vetes të fejuarën e tij, Jacy Nitolo si dhe vajzën Karsen.
Ende nuk është bërë i ditur asnjë shkak rreth vdekjes së tij. Vdekja e aktorit i tronditi adhuruesit e tij./21Media