Vdiq aktori i njohur amerikan

Ka vdekur në moshën 57 vjeçare, aktori i njohur amerikan nga seritë e “Sex and the City”, Willie Garson.
Lajmin për vdekjen e aktori e bëri të ditur djali i tij, Nathen Garson.
“Të dua shumë babi. Pusho në paqe dhe jam shumë mirënjohës që ndave të gjitha aventurat tua me mua. Jam krenar me ty”, shkroi Nathen në Instagram.
Garson, i lindur në New Jersey, filloi karrierën në aktrim që nga mosha 13 vjeç.
Gjithashtu, ka qenë baba i një djali të vetëm, Nathen.
Edhe miqtë e aktorit të ndjerë, u shprehen shumë të pikëlluar për këtë humbje të madhe./21Media

Back to top button