Vdiq aktori i njohur, pas luftës me sëmundjen e rëndë

Aktori amerikan, Granville Adams i njohur në rolin e tij si Zahir Arif në “Oz”, ka vdekur në moshën 58 vjeçare pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit.
Ky lajm u konfirmua nga Tom Fontana.
Të shumtë ishin miq e kolegë të aktorit të ndjerë që u shprehen të pikëlluar nga kjo humbje e madhe për ta.
Adams ka luajtur në gjashtë sezone gjithsej sa kishte “Oz” që nga 1997 deri më 2003, nga ku edhe u bë i njohur.
Në dhjetor të vitit 2020, aktori bëri të ditur se po përballet me sëmundjen e rëndë, gjersa ndau me ndjekësit në Instagram, një fotografi nga spitali.
Në janar të këtij viti, Fontana dhe Dean Richards hapën një fondacion ku të gjithë mund të kontribuonin për aktorin e ndjerë pasi nuk kishte pasur mundësi të punonte për një kohë të gjatë./21Media

Back to top button