Vdiq aktori i “The Walking Dead” Moses J. Moseley

Aktori Moses J Moseley i njohur për rolin e tij në “The Walking Dead”, ka vdekur në moshën 31 vjeçare.
Aktori u gjet me plagë nga arma e zjarrit, brenda veturës së tij, të mërkurën në Stockbridge, Georgia.
Rasti është duke u hetuar, siç bëjnë të ditur mediat lokale, por deri më tani është trajtuar si vetëvrasje.
“Çdo kush e deshi Moses. Ai kurrë nuk takoi një të panjohur. I deshi shumë fansat e tij aq sa familjen e shoqërinë. Ishte një person të cilin mund ta thërrisje në mes të natës nëse të duhej të flasësh me të ose nëse të duhej ndonjë gjë”, tha Tabatha Minchew.
Familja gjithashtu bën të ditur se hera e fundit kur dëgjuan ndonjë lajm nga ai apo kur e panë është 23 janari.
Gjatë së mërkurës, pasi familja e shpalli të humbur, shkuan të shikonin edhe në veturën e tij ku edhe gjetën trupin e tij të pajetë.
Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “The Hunger Games: Catching Fire”, në seritë e HBO “Watchmen”./21Media

Back to top button