Vesa Luma publikon videon duke kërcyer

Videot e profesorit nga Vushtrria, Lulzim Paci duke kërcyer u bën virale në rrjetin social TikTok.
Pas postimit të deputetes, Fjolla Ujkani e cila ‘i doli kundër’ videove të profesorit me pretendimin se është “degjenerim”, në përkrahje të Pacit dolën emra të njohur të showbizit shqiptar.

Edhe artistja, Vesa Luma ka publikuar një video duke kërcyer në TikTok.
“Me profen, gjithë”, ka shkruar Vesa krahas videos.

Pos Vesës, artistë si Dafina Zeqiri, Labinot Tahiri, Adriana Matoshi, Gjiko, Ermal Fejzullahu, Yllka Kuqi e shumë të tjerë reaguan përmes rrjeteve sociale se diçka e tillë nuk mund të konsiderohej si “degjeneruese”./21Media

Back to top button