Vdiq aktori shqiptar Hajrullah Ramizi

 
Ka vdekur sot në moshën 37 vjeçare aktori shqiptar Hajrullah Ramizi. Teatri shqiptar në Shkup, ku edhe ishte i angazhuar ka dhënë lajmin për vdekjen e tij. “Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi”, kanë shkruar nga Teatri shqiptar.
TV21 mëson se shkak i vdekjes ka qenë sulmi në tru.
Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku, Dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.
Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj./21Media

Back to top button