Vdiq Avdi Duraku, dëshmitar i masakrës në Krushë të Madhe

Ka vdekur Avdi Duraku që ishte dëshmitar i masakrës së Krushës së Madhe në të cilën ishin vrarë e djegur 45 civilë më 26 mars 1999 nga forcat serbe në mesin e 241 fshatarve që u vranë në këtë fshat.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebok, teksa i ka shprehur ngushëllime familjes Duraku.

“Në emrin tim, bashkëluftëtarëve dhe të bashkëpunëtorëve të mi, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Duraku! Avdi Xh. Duraku, qoftë i respektuar emri yt dhe u nderoftë e u kujtoftë për shumë mote jeta e vepra jote”, ka shkruar ndër tjera Latifi në Facebook./21Media

Back to top button