Vdiq bateristi Freddy i “School of Rock”, u godit nga një makinë
Kevin Clark, i njohur nga roli i tij si baterist në filmin “School of Rock”, ka vdekur në moshën 32 vjeçare, si pasojë e një aksidenti që ndodhi në mëngjesin e ditës së sotme.
Aktori, po ngiste biçikleten e tij kur u godit nga një makinë të cilën po e voziste një femër e moshës 20 vjeç, e cila nuk u arrestua në kohën kur ngjarja ndodhi.
Clark u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje kritike.
Burime të TMZ, bëjnë të ditur se ai nuk mundi t’u mbijetoj plagëve të marra, të cilat edhe i shkaktuan vdekjen.
Clark, pas paraqitjes së tij në “School of Rock”, kishte pranaur shumë oferta për të qenë pjesë e botës filmike, por ai zgjodhi të ndjekë ëndrrën e tij, këndimin./21Media