Vdiq burri më i moshuar në botë

Burri më i moshuar në botë ka vdekur në moshën 112-vjeçare, ka konfirmuar familja e tij.

John Alfred Tinniswood vdiq të hënën në qendrën e kujdesit në Southport të Anglisë.

Tifozi i LIverpoolit u bë burri më i moshuar në botë në prill sivjet, kur Juan Vicente Perez Mora vdiq në moshën 114-vjeçare.

Familja e Tinniswoodit ka thënë se në ditën e fundit ai jetoi nën ritmet e muzikës dhe dashurisë.

Tinniswood, që u lind në vitin kur u përmbyt anija e Titanicut, u lind më 26 gusht 1912.

Ai mori titullin e njeriut më të moshuar në botë nga Libri i Rekordeve “Guinness” në prill sivjet.

Back to top button