Vdiq çifti, u godit nga treni

Burri dhe gruaja po përpiqeshim ta kalonin hekurudhën

Një çift i të moshuarve kanë vdekur pasi që janë goditur nga treni në Reutlingen të Gjermanisë, njoftuan autoritetet gjermane.

71-vjeçari dhe gruaja e tij 67-vjeçare, u goditën nga treni teksa po përpiqeshin ta kalonin hekurudhën, në mënyrë që të shkurtojnë distancën për tek banesa e tyre.

Sipas autoriteteve Shoferi i trenit u përpoq të frenojë , por nuk mundi ta parandalonte përplasjen. Bëhet e ditur se deri në 200 pasagjerë të trenit të posaçëm nuk ishin të dëmtuar.
Trafiku hekurudhor u ndal për disa orë./21Media

Back to top button