Acar në javën e ardhshme

Nga mesi i muajit pritet të ngriten temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se javën e ardhshme do të mbajë mot i ftohtë dhe me acar.

“Do të ketë vranësira të cilat do të jenë aktive dhe do të shoqërohen me reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -13 gradë Celsius, ditën e marte, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri zero gradë Celsius.”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se temperatura do të fillojnë të ngriten në gjysmën e dytë të muajit .

“Kjo gjendje sinoptike ka tendencë të ndryshoj pas gjysmës së dytë të muajit, duke krijuar kushte për rritjen e temperaturave, por që reshjet kohë pas kohe do të jenë prezente. Era do ta mbajë vazhdimisht drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi deri 12m/s, por në intervale të shkurta do të kemi masa të ajrit edhe nga juglindja.”, përfundon komunikata./21Media

Back to top button