Vdiq diplomati britanik, Thaçi shpreh ngushëllime

“Ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë”

Diplomati britanik, Paddy Ashdown vdiq të shtunën pas një sëmundje të shkurtër në moshën 77 vjeçare.

Një zëdhënës i partisë tha se ai “bëri një kontribut të pafund për të çuar përpara kauzën e liberalizmit”.

Udhëheqësi aktual i partisë, Sir Vince Cable, tha se Ashdown kishte “bërë një shenjë të vërtetë” dhe ishte “një ditë tepër e trishtuar”.

Ashdown u diagnostikua me kancer të fshikëzës në tetor, shkruan rtv21.tv.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook”, tha se është i pikëlluar për vdekjen e mikut të Kosovës.

Thaçi u shpreh se ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë.

“Ashdown ishte, po ashtu, një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës. Jam shumë i nderuar që në dy dekadat e fundit kam bashkëpunuar ngushtë me të, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Në fund i pari i vendit, Hashim Thaçi u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe popullit britanik./21Media

Back to top button