Vdiq dizajneri i njohur japonez, Issey Miyake
Ka vdekur në moshën 84 vjeçare dizajneri i njohur japonez, Issey Miyake.
Lajmi për vdekjen e Miyake u bë i ditur nga kompania e tij.
I njohur për stilet dhe parfumet e tij inovative, Miyake ndërtoi një markë globale që përfshinte dizajne të ndryshme.
Ai ishte i njohur që në punën e tij përdorte teknika tradicionale dhe moderne të modës.
Miyake tashmë një kohë po përballej me sëmundjen e kancerit, ndaj së cilës humbi betejën.
I lindur në Hiroshima në vitin 1938, kur ishte i vogël donte të bëhej balerin, por më kohën zbuloi dashurinë e fshehur për modën./21Media