Vdiq doktori Bujar Lila

Ka vdekur doktori Bujar Lila, që ka shërbyer si specialist i Mjekësisë Familjare në QKMF në Prishtinë.

Oda e Mjekëve të Kosovës njoftoi se Lila u lind më 13 tetor të 1957-s në Mitrovicë, ndërsa në vitin 2022 e kishte përfunduar specializimin në Universitetin “Hasan Prishtina”.

“Në vitin 2022 përfundoi specializimin për Mjekësi Familjare në Universitetin ‘Hasan Prishtina’. Dr. Lila shërbeu qytetarëve në QKMF Prishtinë si specialist i Mjekësisë Familjare me përkushtim të madh në punë për vite me radhë. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve dhe familjarëve të tij”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve të Kosovës./21Media

Back to top button