Vdiq edhe një vajzë e lënduar në koncertin e Travis Scottit

Ka vdekur një vajzë 22-vjeçare e cila kishte pësuar lëndime serioze në festivalin “Astroworld” në Teksas, gjatë koncertit të reperit Travis Scott.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes së saj, të enjten, ndërkohë që kjo vdekje e ka quar në nëntë numrin e viktimave si pasojë e rritjes së turmave gjatë performancës së Scottit.
“Bharti Shahani ka vdekur të mërkurën në mbrëmje”, ka thënë avokati i familjes, James Lassiter, gjatë një konference për media.
“Bharti ishte një yll që shndriste në komunitet. Ajo ishte një motër, një vajzë dhe një studente e suksesshme në Universitetin A&M të Teksasit”, ka vazhduar Lassiter.
Ndërkohë, sipas familjes, vajza e tyre tashmë e ndjerë, ishte studente e inxhinierisë së sistemeve elektronike.
Të gjithë pjesëmarrësit e koncerteve që vdiqën pas shfaqjes së së premtes së kaluar ishin midis moshës 14 dhe 27 vjeç.
Zyrtarisht nuk janë dhënë informacione për fansat e muzikës të cilët kanë mbetur të hospitalizuar si pasojë e ngjarjes tragjike në festival, mirëpo familja e një djaloshi 9-vjeçar i cili ishte bërë pjesë e tij, ka thënë se fëmija tyre ishte në koma pasi kishte pësuar lëndime serioze në zemër, mushkëri dhe tru./21Media

Back to top button