Vdiq fotografi i njohur i modës
Fotografi i njohur, Patrick Demarchelier ka vdekur në moshën 78 vjeçare.
Përfaqësuesit e Demarchelier njoftuan vdekjen e tij në Instagram.
Demarchelier ka fotografuar figura të famshme, duke përfshirë Princeshën Diana, Beyonce, Madonna dhe Jennifer Lopez.
I përshkruar nga princesha si një “ëndërr”, ai ka punuar edhe në fushata reklamuese për Dior, Chanel, Yves Saint Laurent, Tommy Hilfiger dhe Carolina Herrera.
Fotografia e fotografit francez të Dianës u shfaq në kopertinën e numrit të dhjetorit të vitit 1991 të Vogue./21Media
