Vdiq gazetari Hysni Syla pasi u godit nga vetura në Mitrovicë

Ka vdekur gazetari veteran, Hysni Syla pasi u godit nga një veturë mbrëmjen e së martës.
Lajmin për vdekjen e 71 vjeçarit e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Po ka ndërruar jetë para rreth 1 ore”, ka thënë Syla për portalin rtv21.tv.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ishte këmbësor kur u aksidentua, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.
“Këmbësori i moshës 71 vjeçar, i aksidentuar mbrëmë në Mitrovicë, sot rreth orës 10:00 nga QKUK është raportuar se ka vdekur!”, ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se të dyshuarit, drejtuesit të automjetit i është caktuar masa e ndalimit.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00, në fshatin Zasellë.
Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune. Ai në vitin 2012 mbajti postin e drejtorit të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë. Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar si dhe ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë./21Media

Back to top button