Vdiq gazetari Muharrem Ramabaja

 

Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare veterani i gazetarisë, Muharrem Ramabaja, pas një sëmundje të rëndë disavjeçare.

Muharrem Ramabaja ka filluar punën në “Zëri” në vitin 1977. Nga viti 1990 deri më 1993 ka qenë drejtor i “Zërit”, drejtori i parë i një ndërmarrjeje në Kosovë i zgjedhur në mënyrë demokratike nga punëtorët pa pëlqimin e pushtetit të asaj kohe.

Po ashtu, Ramabaja ishte ndër themeluesit e LDK-së. Ai ka emigruar në Gjermani në vitin 1993, ndërsa në vitet e fundit të jetës është kthyer prapë në Prishtinë.

Back to top button