Vdekje e dyshimtë në Spitalin e Pejës

 

Një rast i vdekjes së dyshimtë po hetohet në spitalin e Pejës. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi sot konfirmoi për rtv21.tv se prokuroria ka nisur hetimet për vdekjen e viktimës.

“Me të pranuar informatën, prokurori kujdestar i departamentit të krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes”, tha Nikçi.

Ai nuk bëri të ditura detajet të tjera lidhur me rastin.

“Kjo është e gjitha dhe nuk mund të japim më shumë informata derisa të zbardhen detaje tjera”, bëri të ditur Nikçi.

Viktima ka vdekur dje.

Policia sot bëri të ditur se një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare tri ditë më parë i ishte nënshtruar një operacioni kirurgjik dhe dje iu ka përkeqësuar gjendja dhe ka vdekur./21Media

Back to top button