Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq gazetari Shaban Arifaj

Ka vdekur në moshën 69 vjeçare gazetari Shaban Arifaj. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Lorik Arifaj.
Shaban Arifaj profesionin e gazetarit e ka nisur në vitin 1974 në Radio Televizionin e Prishtinës, si spiker, gazetar dhe redaktor.
Pas mbylljes së RTP-së nga regjimi serb, Arifaj ka shkruar për gazetat dhe revistat që botoheshin në Prishtinë si “Shkëndija”, “Kosovarja”, “Fjala”, “Dielli” etj. Ndërkohë, ai ka filluar të raportonte për Radio Zagrebin nga Prishtina dhe Brukseli ku kishte hapur radio stacionin “Radio Kosova”. Ai ka punuar edhe si korrespondent i radios “Zëri i Kosovës” në Danimarkë dhe për radion publike të Suedisë. Shaban Arifaj ka raportuar për ngjarje të ndryshme nga Viena, Uashingtoni, Montreali, Otava, Brukseli etj.

Ndërkaq, nga viti 1992-1997, ishte redaktor përgjegjës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), redaksia e Kosovës.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi duke u shprehur ngushëllimet familjes, miqve dhe kolegëve të Arifajt./21Media
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button