Dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, dy qytetarë të Shqipërisë e kanë humbur betejën me COVID-19, përkatësisht një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana.
Nga 6 mijë e 173 testime të kryera janë konfirmuar 535 raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 184 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 37 në Vlorëm, 29 në Durrës, 19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnjë, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Prrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131 mijë e 42 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 4 mijë e 615 raste aktive me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë./21Media
 
 

Back to top button