Vdiq gjatë stërvitjeve futbollisti 22 vjeçar
Mesfushori kolumbian Andres Balanta vdiq të martën pasi u rrëzua gjatë një seance stërvitore të Atletico Tucuman , njoftuan zyrtarët e klubit të divizionit të parë argjentinas .
Balanta, 22 vjeç, u rrëzua gjatë stërvitjes së parë të ekipit të tij pas pushimeve dhe u dërgua në një spital në San Miguel de Tucuman por që nuk arriti të mbijetojë.
“Me keqardhje ju informojmë për vdekjen e Andres Balanta. Mbështetësit e klubit janë thellësisht të pikëlluar sot.
Sigurisht, ne mbështesim familjen, shokët dhe miqtë e tij,” tha për mediat trajneri i Atletico Tucuman, Ignacio Golobisky.
Balanta iu bashkua Atletico-s në korrik të vitit 2021 nga Deportivo Cali , klubi kolumbian ku filloi karrierën e tij në vitin 2019.
Ai luajti për kombëtaren e Kolumbisë në Kupën e Botës U-20 2019 në Indonezi.
Federata Kolumbiane e Futbollit shpreh keqardhjen për vdekjen e Andres Balanta-s, lojtarit të kombëtares së Kolumbisë në divizionet e saj të ndryshme”, tha Federata Kolumbiane në llogarinë e saj zyrtare në Twitter./21Media