Vdiq “gruaja më e vjetër në botë”, jetoi në tre shekuj
Një grua, për të cilën pretendohej se ishte më e vjetra në botë, vdiq në Afrikë të Jugut.
Në dokumente pretendohej se gruaja ishte 128-vjeçare. Ajo ka vdekur në Jouberton më 3 mars, raporton “Daily Mail”.
Johanna Mazibuko kishte qenë nënë e shtatë fëmijëve.
Të afërmit e saj thonë se në dokumente data e lindjes së saj ishte 11 maj, 1894.
Ajo kishte jetuar në një fermë dhe kurrë nuk kishte shkuar në shkollë e nuk dinte as të shkruante e as të lexonte.
“Jam e befasuar pse jam end këtu pas aq shumë vjetëve. Pse jam ende këtu? Gjithë njerëzit rreth meje po vdesin”, kishte thënë Mazibuko në ditëlindjen e saj të 128-të.
Mazibuko do të varroset të shtunën.
Zyrtarisht, sipas Librit të Rekordeve të Guinnessit, gruaja më e vjetër në botë që ende është gjallë, është një amerikane 115-vjeçare. Ajo e mori këtë epitet pasi murgesha franceze Andre, vdiq në fillim të vitit në moshën 118-vjeçare.
Personi që ka jetuar më së gjati e që është verifikuar nga Guinnessi, është francezja Jeanne Louise Calment, që vdiq si 112-vjeçarea e 164 ditë në vitin 1997.