Vdiq gruaja që u aksidentua në Gërdovc të Podujevës

Një grua nga fshati Gërdovc i Podujevës ka vdekur të dielën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga një aksident trafiku më 19 maj ku ishin përfshirë dy vetura.

I dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur një veturë tjetër.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar shtatë pasagjerë të cilët ishin dërguar për tretman mjekësor.

“Me datë 21.05.2023 viktima e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, dyshohet si pasojë e lëndimeve, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në proces hetimor”, thuhet në njoftim.

Back to top button