Dyshohet se u dhunua gruaja që u raportua e zhdukur në Fushë Kosovë
Një grua e cila fillimisht është raportuar si e zhdukur nga një familjar të dielën në Kosovë, dyshohet se është dhunuar.
Policia ka njoftuar të hënën se pasi është raportuar e zhdukur, viktima bashkë me ankuesin është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit “dhunim”.
Pas intervistimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Një person i dyshuar për rastin është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.