Vdiq gruaja shtatzënë, burri denoncon mjekët për trajtim të pandërgjegjshëm

Një burrë ka denoncuar mjekët për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, për çka sipas tij, bashkëshortja që ishte shtatzënë, ka vdekur.
Rasti ka ndodhur në Komunën e Shtimes, më 17.12.2021 – 21.12.2021.

“Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me e fëmijën e saj kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas tyre, rasti është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button