Vdiq i aksidentuari, që nga prilli ishte duke u trajtuar në QKUK

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pasi po trajtohej nga një aksident që e kishte pësuar tre muaj më parë, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të shtunën.

Viktima po trajtohej pas aksidentit më 2 prill në fshatin Koretin të Kamenicës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button