Arrestohet një i mitur, e theri vëllain me thikë

Është arrestuar një fëmijë të premten në Prishtinë, i njëjti dyshohet se e theri me thikë vëllain po ashtu të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, për shkak se me thikë e kishte therur në krahë vëllain e tij të mitur, i cili ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media