Vdiq i dyshuari i dytë për vrasjen e 10 personave në Kanada

I dyshuari për vrasjen e dhjetë personave dhe plagosjen e 19 të tjerëve në Kanada, ka vdekur.
M.S/32 vjeç u arrestua nga Policia, dhe sipas raportit mjekësor, ai vdiq nga plagët e vetëshkaktuara.
Dhjetë nga të lënduarit janë ende në spital, tre prej tyre në gjendje kritike.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në vrasjen dhjetë personave.
Të dy autorët e veprës vdiqën, ata ishin vëllezër./21Media

Back to top button