Vdiq i riu nga Juniku, u rrokullis me traktor në bjeshkë

Një i ri nga Juniku ka vdekur sot në mënyrë tragjike, pasi është rrokullisur me traktor gjatë bartjes së druve.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas njoftimit të Gashit, i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 15:45, Policia është njoftuar se në bjeshkët e Gjocajt një person është rrokullisur me traktor. Policia dhe mjekët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Personi është i moshës së re”,  ka thënë Gashi./21Media

Back to top button