Vdiq ish-hendbollisti Izet Kastrati

Ka vdekur Izet Kastrati, emri i njohur i hendbollit kosovar. I ndjeri Kastrati ka qenë gjatë pjesë e hendbollit tonë. Ai vdiq në moshën 64-vjeçare.
Kastrati ishte lojtar i dalluar i KEK-ut, Prishtinës, Drenicës e Vëllaznimit. Së fundi ishte i angazhuar si trajner i KHF Verona nga Obiliqi.
Në fund të viteve 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta ishte prej hendbollistëve të dalluar në vendin tonë.
Në emër të FHK-së, familjen Kastrati e ka ngushëlluar presidenti Eugen Saraçini.
“Me vdekjen e Izet Kastratit familja e madhe e hendbollit ka mbetur pa një anëtar të rëndësishëm. Kontributi i tij si lojtar e më pas si trajner do të kujtohet gjithnjë”, ka shkruar Saraçini./21Media

Back to top button