Vdiq ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi vdiq sot në moshën 86-vjeçare në Milano.

Lajmi është bërë i ditur nga “Corriere Sella Sera”.

Berlusconi ka vdekur në spitalin “San Raffaele” në Milano, ku ishte shtruar për shkak të pneumonisë dhe leukemisë.

Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011./21Media

Back to top button