Britaniku provon të ngjitet pa litarë në ndërtesën e pestë më të lartë në botë, arrestohet (VIDEO)

Një shtetas britanik që provoi të ngjitej në ndërtesën e pestë më të lartë në botë pa ndonjë litar, është ndaluar dhe arrestuar gjatë procesit.

George King-Thompson arriti të ngjitej deri mbi gjysmën e ndërtesës 123-katëshe Lotte World në Seul, para se autoritetet koreano-jugore e detyruan atë ta ndërpresë ngjitjen, transmeton rtv21.tv.

Ai u ngjit deri në katin e 73-të, ku prej aty autoritetet e detyruan atë të hynte në ndërtesë. Policia më pas e dërguan atë në mbajtje.

Kjo nuk ishte hera e parë që 24-vjeçari provoi të ngjitej në një rrokaqiej. I njëjti u arrestua në vitin 2019, kur provoi ta përshkonte ndërtesën Shard në Londër. /21Media

https://twitter.com/Rioteliquid/status/1668170438130671616

Back to top button