Vdiq ish-presidenti i Afrikës së Jugut

FW de Klerk, ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe personi i fundit i bardhë që ka udhëhequr vendin, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.
De Klerk, i cili ishte gjithashtu një figurë kyçe në tranzicionin e vendit drejt demokracisë,por sivjet ai ishte diagnostikuar me kancer.
Ai ishte kreu i shtetit midis shtatorit të vitit 1989 dhe majit 1994, transmeton rtv21.tv.
De Klerk ndau Çmimin Nobel për Paqe me Mandelan për ndihmën në negociatat për t’i dhënë fund aparteidit(doktrinë politiko-shoqërore në Republikën e Afrikës së Jugut). Por trashëgimia e tij ka ndarë opinionin në Afrikën e Jugut.
Një deklaratë nga Fondacioni FW de Klerk i ish-presidentit të enjten tha se ai vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij në Cape Toën pas luftës së tij kundër kancerit.
De Klerk ka lënë pas gruan e tij Elita, fëmijët e tij Jan dhe Susan dhe nipërit e tij.
Ish-presidenti ka lindur në mars 1936 në Johanesburg.
Ai punoi si avokat dhe shërbeu në një sërë postesh ministrore përpara se të merrte detyrën si kreu i Partisë Kombëtare në shkurt 1989./21Media

Back to top button