Vdiq ish-presidenti i Angolas, Jose Eduardo dos Santos
Ka vdekur në moshën 79 vjeçare ish-presidenti i Angolas, Jose Eduardo dos Santos.
Dos Santos do të mbahet mend për përundimin e një lufte civile të gjatë në fillim të viteve 2000.
Ai ishte i pari i Angolës për plotë 38 vjet.
Lajmi për vdekjen e ish-presidentit u bë i ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Qeveria e Angolës.
Dos Santos u detyrua të shkonte në Barcëlonë, pasi ndaj birit të tij nisi një hetim për korrupsion.
Objektivi kryesor i hetimit ishte Isabel dos Santos, vajza më e madhe e ish-presidentit dhe me sa duket, gruaja më e pasur në Afrikë.
Ajo u akuzua në vitin 2020 për pastrim parash, falsifikim e krime të tjera financiare që përkonin me kohën kur ajo ishte drejtoreshë e kompanisë së naftës në Angola./21Media