Vdiq ish-presidenti i Iranit

Ka vdekur në moshën 88-vjeçare, Abolhassan Banisadr, presidenti i parë i Iranit pas revolucionit të vitit 1979. Ai më pas ishte larguar nga vendi dhe ishte shndërruar në kundërshtar të qeverisë teokratike iraniane, transmeton rtv21.tv.
Ai vdiq në spitalin Pitie-Salpetriere në Paris pas një sëmundjeje të gjatë, thanë gruaja dhe fëmijët e tij në faqen zyrtare të Banisadr.
Banisadr u bë presidenti i parë i Iranit në janar të viti 1980 me ndihmën e kleritëve islamik. Por pas një lufte për pushtet me klerikët radikal, ai iku në Francë, ku kaloi pjesën tjetër të jetës së tij./21Media

Back to top button