Arilena tregon kur do të publikohet ”Ke Me Mungu”

Këngëtarja nga Shqipëria, Arilena Ara kohë më parë bëri të ditur se është në përgatitje të albumit më të ri ”Popart”.
Në këtë album artistja ka bashkëpunuar me emra të njohur të estradës, përfshirë këtu reperin 2po2, Dafina Zeqirin dhe Noizy.
Artistja ka bërë të ditur që kënga ”Ke me mungu”, do të lansohet javën tjetër.
”Ke Me Mungu vjen javën tjetër”, ka shkruar Arilena krahas një fotografie të postuar.

Ndërkaq, projekti i fundit i Arilenës është ”Aligator”, të cilën e ka publikuar më 9 gusht./21Media

Back to top button